“Do ndërtojmë lagje të re në Shkozë”, Veliaj: Bonus qiraje për familjet e prekura nga tërmeti

AKTUALITET


Bashkia e Tiranës vendosi t’i trajtojë si të gjithë familjet e prekura nga tërmeti, me bonus qiraje me vlerën e tregut. Familja Gjergo që prej disa vitesh jetonte në ambientet e konviktit 15 në Qytetin Studenti dhe shtëpia iu shpall e pabanueshme pas tërmetit, falë mbështetjes me bonus qiraje, janë akomoduar në një apartament të ri me kushte komode pranë shkollës “1 maji”, në zonën e “Ali Demit”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e familjes së Pëllumb Gjergos, ku theksoi se kushtet e jetesës janë shumë herë më të mira në krahasim me ato që ofronte një godinë që ishte ndërtuar për studentët dhe jo për ambient familjar. “Sot jemi më mirë se ç’ishim në konvikt. Vetëm ideja që ke një shtëpi që është e jotja, me qira të paguar, që nuk ke tualet të përbashkët, që nuk ke hy e dil me lloj-lloj njerëzish, por je pjesë e një komuniteti dinjitoz, unë them se tani jemi më mirë”, tha kryetari Veliaj.


Më tej, ai shtoi se të gjitha familjet që janë zhvendosur nga godina 15, por edhe dy godinat e tjera që gjithashtu janë konsideruar të pabanueshme, do të strehohen në shtëpi me qira. “Edhe për pjesën tjetër do vazhdojmë me të njëjtin trajtim, pra nëse do u japim të gjithëve apartamente, do vazhdojmë të njëjtin trajtim edhe për ju që erdhët nga konviktet, sepse duhet zgjidhur njëherë e mirë. Çështja është që ne i besojmë më shumë këtyre legjendave urbane se sa i besojmë shtetit. Pra, dëgjoj histori që njerëzit i sajojnë më shumë për të mbajtur veten me gajret sesa të bazuar në një fakte, kurse ajo që është fakt dhe u bë realitet është: u aprovuan qiratë, ja ku jemi me qiratë! Nesër do aprovojmë apartamentet, do jemi në një apartament që o do blihet o do rindërtohet”, shtoi Veliaj. Veliaj informoi se të gjitha familjet që do të zhvendosen nga godinat e Qytet Studentit apo ato që i janë dëmtuar shtëpitë në zonën e Kinsostudios do të ndërtohet një lagje krejtësisht e re në zonën e Shkozës.




Skip to toolbar