“Ai mund të jetë një artist fantastik, por si qenie njerëzore ai është armiku im. Përzgjedhja e tij për Nobel është shqetësuese” Kjo shprehje ka karakterizuar të gjithë zërat kritik të shkrimtarëve dhe profesorëve ndërkombëtarë për fituesin e çmimit Nobel në Letërsi, Peter Handke. Dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke ngjalli polemika të shumta, ndërsa nuk mungojnë edhe kritikat nga kolekët e tij.
Të gjithë vlerësojnë Handken për aftësitë e tij si shkrimtarë, por askush nuk pëlqen vlerat e tij njerëzore dhe kjo pasi ai ka qenë një adhurues dhe përkrahës i madh i Milosheviçit, duke përkrahur idenë e spastrimit të shqiptarëve, apo duke sugjeruar publikisht që myslimanët e Sarajevës kishin masakruar veten e tyre dhe kishin fajësuar serbët, dhe mohuan gjenocidin e Srebrenicës si dhe duke nderuar kriminelin Milosheviç gjatë funeralit të tij.
Për shkrimtarin Salman Rushdie “Handke ka një dritë shkëlqyese si shkrimtar , por të ndërthurur me një verbëri etike shkuese në atë që ai përkrah.”
“Ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm dhe do ta meritonte Nobelin, nëse nuk do të kishte vendosur të vepronte si një propagandist për regjimin gjenocid të Milosheviçit. Më shumë se kurrë ne kemi nevojë për intelektualë publik, të cilët janë në gjendje të bëjnë një mbrojtje të fortë të të drejtave të njeriut përballë indiferencës dhe cinizmit të udhëheqësve tanë politikë. Handke nuk është një person i tillë.” është shprehur koleku i tij, shkrimtar Hari Kunzru. Ndërsa për filozofin slloven dhe kritik i gjatë i Handke, Slavoj Žižek tha “Në vitin 2014, Handke kërkoi që Nobeli të shfuqizohej dhe fakti që ai e mori atë tani dëshmon se ai kishte të drejtë.”
Shkrimtari slloven Miha Mazzini tha se ndihej i ofenduar nga naiviteti i Handke për regjimin e Milosheviçit, ndërsa novelisti Jennifer Egan, president i letërsisë dhe organizatës së të drejtave të njeriut Pen America, tha “ Pen nuk komenton përgjithësisht për çmimet letrare të institucioneve të tjera … shpallja e sotme duhet të jetë një përjashtim. Jemi të zhgënjyer nga zgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të vërtetën historike dhe të ofrojë ndihmës publik për autorët e gjenocidit”
Reagimet kundër fituesit të çmimit Nobel Peter Handke, u bënë dhe shumë figura të politikës si në Shqipëri dhe në Kosovë, mes tyre dhe kryeministri Rama, i cili e ka kritikuar ashpër përzgjedhjen, duke e cilësuar si një veprim që të bën të vjellësh mbi Çmimin Nobel.