Ndodh për herë të parë prej 1944, COVID-19 “anulon” ceremoninë e çmimeve Nobel

Ceremonia në prani e dhënies së Çmimive Nobel, e planifikuar për në 10 dhjetor në Stokholm, është anuluar për të parën herë që nga viti 1944, për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot Fondacioni Nobel.

“Hera e fundit që nuk është mbajtur ceremonia në Stokholm ka qenë në vitin 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Gustav Källstrand, historiani i Fondacionit Nobel.

Çmimet e vitit 1944 u dhanë në mënyrë retroaktive në vitin 1945.

“Këtë vit, ideja është që medaljet dhe diplomat t’u dorëzohen kandidatëve në një mënyrë të sigurt, në vendet e tyre të qëndrimit, me shumë gjasa me ndihmën e ambasadave dhe universiteteve të të kandiduarve”, shpjegoi Fondacioni.

Megjithatë, është planifikuar një ceremoni televizive dhe fituesit do ta marrin çmimin e tyre në distancë.

Emrat e fituesve të çmimeve të ndryshme (Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi) do të shpallen në datat e planifikuara, midis 5 dhe 12 tetorit, nga Stokholmi dhe Oslo.

Basha, për Nobelin mendon njëlloj si Rama

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar të tmerrshme dhe shokuese dhënien e çmimit prestigjioz për letërsinë Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke.

20 vjet më parë kam shërbyer në ekipin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që akuzoi Milosheviçin për krime lufte dhe gjenocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkosh tek dikush që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë pas Holokaustit, është shokuese dhe e tmerrshme. Ditë e trishtuar për vlerat tona.” shkruan në twitter Basha

Handke njihet për adhurimin e tij ndaj Milosheviçit dhe justifikimin e gjenocideve të bëra prej tij, gjë për të cilën është kritikuar shumë si nga politika shqiptare por edhe profesorë e shkrimtarë ndërkombëtarë. Më herët edhe kryeministri Rama e cilësoi këtë çmim të gabuar dhe e bënte për të vjellë. Ndërsa kolegët e tij ndërkombëtarë u shprehën se “vlerësojë atë si shkrimtar, por jo si njeri dhe vlerave njerëzore që ai përcjell për publikun”.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Akademia e Shkencave e cila shprehet e zhgënjyer duke e cilësuar si një akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore. Përmes një letre drejtuar Akademisë Suedeze në Stokholm për Çmimin Nobel, Akademia e Shkencave shpreh indinjatën e saj dhe deklaron se është e detyruar të reagoj ndaj një fituesi që në fakt vetëm përcjell urrejtje me fjalimet e tij dhe përkrah publikisht gjenocidet dhe krimet kolektive.

Nobeli i letërsisë është çmim talenti dhe qytetarie. Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të dukshme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë urrejtjen dhe konfliktin.” Shkruhet ndër të tjera në letrën e Akademisë së Shkencave.

“Përkrahu gjenocidin”, kolegët kryqëzojnë fituesin e Nobelit

Ai mund të jetë një artist fantastik, por si qenie njerëzore ai është armiku im. Përzgjedhja e tij për Nobel  është shqetësuese” Kjo shprehje ka karakterizuar të gjithë zërat kritik të shkrimtarëve dhe profesorëve ndërkombëtarë për fituesin e çmimit Nobel në Letërsi, Peter Handke. Dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke ngjalli polemika të shumta, ndërsa nuk mungojnë edhe kritikat nga kolekët e tij.

Të gjithë vlerësojnë Handken për aftësitë e tij si shkrimtarë, por askush nuk pëlqen vlerat e tij njerëzore dhe kjo pasi ai ka qenë një adhurues dhe përkrahës i madh i Milosheviçit, duke përkrahur idenë e spastrimit të shqiptarëve, apo duke sugjeruar publikisht që myslimanët e Sarajevës kishin masakruar veten e tyre dhe kishin fajësuar serbët, dhe mohuan gjenocidin e Srebrenicës si dhe duke nderuar kriminelin Milosheviç gjatë funeralit të tij.

Për shkrimtarin Salman Rushdie “Handke ka një dritë shkëlqyese si shkrimtar , por të ndërthurur me një verbëri etike shkuese në atë që ai përkrah.”

Ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm dhe do ta meritonte Nobelin, nëse nuk do të kishte vendosur të vepronte si një propagandist për regjimin gjenocid të Milosheviçit. Më shumë se kurrë ne kemi nevojë për intelektualë publik, të cilët janë në gjendje të bëjnë një mbrojtje të fortë të të drejtave të njeriut përballë indiferencës dhe cinizmit të udhëheqësve tanë politikë. Handke nuk është një person i tillë.” është shprehur koleku i tij, shkrimtar Hari Kunzru. Ndërsa për filozofin slloven dhe kritik i gjatë i Handke, Slavoj Žižek tha “Në vitin 2014, Handke kërkoi që Nobeli të shfuqizohej dhe fakti që ai e mori atë tani dëshmon se ai kishte të drejtë.”

 Shkrimtari slloven Miha Mazzini tha se ndihej i ofenduar nga naiviteti i Handke për regjimin e Milosheviçit, ndërsa novelisti Jennifer Egan, president i letërsisë dhe organizatës së të drejtave të njeriut Pen America, tha “ Pen nuk komenton përgjithësisht për çmimet letrare të institucioneve të tjera … shpallja e sotme duhet të jetë një përjashtim. Jemi të zhgënjyer nga zgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të vërtetën historike dhe të ofrojë ndihmës publik për autorët e gjenocidit”

Reagimet kundër fituesit të çmimit Nobel Peter Handke, u bënë dhe shumë figura të politikës si në Shqipëri dhe në Kosovë, mes tyre dhe kryeministri Rama, i cili e ka kritikuar ashpër përzgjedhjen, duke e cilësuar si një veprim që të bën të vjellësh mbi Çmimin Nobel.

Skip to toolbar