“Do pimë raki dhe verë me serbët”, Nobelisti provokon shqiptarët

AKTUALITET


Shkrimtari austriak Peter Handke i cili fitoi çmimin Nobel në Letërsi, dhe që njihet botërisht si adhurues i Millosheviçit dhe i politikës së tij të spastrimit etnik ka reaguar për mediat serbe ndërsa ka provokuar shqiptarët të cilët kanë shprehur kritika si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për përzgjedhjen e tij nga Akademia Suedeze për të fituar çmimin prestigjioz.

“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë ”, tha ai Handke për Programin e Dytë të Radio Beogradit.


Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani. Një gjë të tillë e thotë edhe media ndërkombëtare gjermane “Deutche Welle”.

“Me teatrin e tij politik “Sharjet e publikut” 1966 dhe tregimin “Letra e shkurtër për ndarjen e gjatë” 1972, një dramë për marrëdhëniet burrë grua, ai arriti publik të gjerë. Pjesëmarrja e Handkes dhe fjalimi i tij në varrimin e Slobodan Millosheviçit, i kushtoi atij shumë antipati si shkrimtar në Gjermani”, shkruan “DW”.

Gjatë të enjtes pas publikimit të lajmit se Handke fitoi Nobelin për Letërsinë pati shumë reagime kundër tij. Kryeministri Rama por edhe presidenti i Kosovës, Thaçi kritikuan vendimin e marrë nga Akademia e Nobelit në Suedi. “Kurrë nuk mendoja se do të ndjeja të vjella për shkak të një Çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral siç është Akademia e Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. Jo, nuk mund të bëhemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe genocidit!”, shkroi Rama në rrjet. Kundër Handke kanë reaguar edhe kolegë të tij shkrimtarë të huaj, të cilët e vlerësojnë si shkrimtarë por jo si njeri.




Skip to toolbar