Përleshjet në Mitrovicë, KFOR: Nuk ndërhyjmë

AKTUALITET


E ndërsa Serbia ka vënë ushtrinë në gatishmëri dhe ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët për arrestimet e bëra gjatë të martës në Mitrovicë, KFOR është shprehur se këto veprime nuk drejtohet kundër serbëve, por janë në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Zëdhënësi i KFOR, Vincenzo Grasso ka thënë se janë duke monitoruar situatën dhe janë në komunikim të vazhdueshëm si me autoritetet kosovare ashtu edhe ma ato serbe.

“Operacioni i policisë së Kosovës po kryhet me urdhër të prokurorit anembanë Kosovës, jo vetëm në veri dhe nuk drejtohet kundër serbëve, por kundër atyre që akuzohen për korrupsion dhe krime”, tha zëdhënësi i KFOR Vincenzo Grasso për Tanjug.

“Tani po e monitorojmë situatën, ne jemi në kontakt me autoritetet në Prishtinë, por komunikimet me Serbinë janë gjithashtu të hapura,” tha Grasso.

Sipas tij, ky është një veprim policor, kështu që KFOR “vetëm monitoron situatën”.

Ai gjithashtu komentoi qëndrimin e zyrtarëve serbë se KFOR-i duhet të bëjë diçka për veprimin e forcave speciale të Kosovës. “Kjo është diskutuar më herët, ne nuk ndërhyjmë me veprimet e policisë, derisa nuk na kërkohet të ndërhyjmë”, tha Grasso.



Skip to toolbar