Përmbyset mjeti luksoz me targa ruse te sheshi “Shqiponja”, zhduket shoferi

AKTUALITET


Në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës, një mjet në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja” është përmbysur. Paraprakisht mësohet se mjeti është një Mercedes blind, me taraga ruse.

 Nuk dihet shkaku i përmbysjes së mjetit, ndërsa mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka gjetur drejtuesin e mjetit aty.


Mësohet se uniformat Blu kanë nisur krehjen e zonës dhe po kërkojnë gjetjen e drejtuesit të mjetetit. Ndërkohë, policia ende nuk ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarje.




Skip to toolbar