Përmbytje në Shkodër, 400 ha në Fushën e Murriqan nën ujë. Në Lezhë probleme me rrugët 

AKTUALITET


Një sipërfaqe prej 400 ha në Fushën e Murriqanit është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Mësohet se ka një tejmbushje të kanaleve kulluese të para, të dyta, të treta në Velipjë, Dajç e Bërdicë, teksa ka edhe dëmtime të rrugëve dytësore.


Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi. përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa.

Prej mbrëmjes te se shtunës rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje shiu. Për rrjedhoje janë krijuar probleme në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu raportohet se ka shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat, por aktualisht nuk kanë rrezik për dalje nga shtrati. Nga moti i keq është pezulluar dhe lundrimi detar për të gjitha mjetet, pasi dallgëzimi është shumë i lartë.

Po ashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatra për shkak të dëmtimit të linjave, ndërsa grupet e punës të OSHEE ndodhen me terren për riparimin e defekteve.




Skip to toolbar