Përmbytjet në Slloveni/ Kryeministri Abazoviç: Të gatshëm t’iu ndihmojmë miqve tanë

BOTA


Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se Qeveria malazeze i ka ofruar ndihmë Sllovenisë pas reshjeve dhe vërshimeve që ndodhën atje, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.

“Ne jemi në kontakt me kolegët e kabinetit të kryeministrit të Sllovenisë [Robert Golob] dhe jemi në dispozicion për të gjithë ndihmën e disponueshme për miqtë tanë”, ka shkruar Abazoviç në Twitter.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit malazez i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, që humbën jetën si pasojë e këtyre fatkeqësive natyrore.

Si pasojë e këtyre reshjeve, fatkeqësisht kanë humbur jetë tre persona deri më tani, viktima e parë ishte një grua e moshuar në qytetin e Kamnikut, e cila tentoi të largohej nga shtëpia pasi uji u fut brenda, transmeton rrjeti ballkanik i lajmeve “N1”.



Skip to toolbar