Një person u përplas për vdekje nga një makinë në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 në vendin e quajtur Kryqëzimi i Fushë Kuqes, ku një makinë përplasi këmbësorin në momentin që po tentonte të kalonte rrugën.
Goditja rezultoi fatale për shtetasin Mark Lleshi, 55 vjeç, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes. Autori është larguar menjëherë me makinën e tij nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikim dhe kapjen e tij.