Dy avionë të vegjël turistikë janë përplasur mesditën e së mërkurës teksa fluturonin në kufirin mes Francës dhe Italisë, në rajonin e Alta Provenza.
Nga informacionet e para, mediat italiane raportohet se dy persona kanë humbur jetën ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur rëndë, megjithatë bilanci është ende provizor.
Bëhet fjalë për dy turistë anglezë 18 dhe 37 vjeç që kanë mbetur të vdekur dhe mendohet se është dhe një turist i tretë që ka mbetur i plagosur.
Të dy avionët turistikë ishin nisur nga aeroporti i vogël i Saint-Pons. Priten ende detaje nga autoritetet zyrtare për shkaqet e këtij aksidenti ajror.