Policia dha informacion zyrtar për aksidentin që ndodhi mëngjesin e të dielës në Rubik. Në aksident është përfshirë mjeti i një agjencie turistike, me drejtues shtetasin me inicialet K.M. dhe një mjet tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” humbi jetën pas përplasjes së fortë. Ndërkohë, nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe 8 shtetas të tjerë që ndodheshin në autbous.
Ata janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit ku ndodhen nën kujdesin mjekësor. Ndërkohë, policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.