Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama: Pisllëku i politikës së dështimit doli në pah

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara paraditen e së enjtes gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Përmes një postimi në X, kreu i qeverisë shprehet se protesta, e cila sipas tij fillimisht u paraqit si një shprehje e qytetarisë dhe atdhedashurisë, është shndërruar në një skenë konfliktesh dhe dhune.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkroi Rama në X.

Reagimi i kryeministrit vjen pasi jashtë ambienteve të Kuvendit u shënuan tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës, disa deputetë u qëlluan me vezë dhe miell, ndërsa disa persona u shoqëruan nga efektivët e Policisë së Shtetit.



Skip to toolbar