Peter Pellegrini betohet si president i Sllovakisë

BOTA


Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist të krahut të majtë Robert Fico, u betua sot si president i Sllovakisë.

48-vjeçari bëri betimin në një ceremoni në Filarmoninë Sllovake në Bratislavë para anëtarëve të parlamentit.


Pellegrini fitoi balotazhin e zgjedhjeve në prill me 53,1% të votave, duke mposhtur ish-ministrin e Jashtëm Ivan Korcok.

48-vjeçari ka shërbyer më parë si kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe si kryetar i parlamentit.




Skip to toolbar