Ministria e Arsimit njoftoi të martën në mëngjes se do të pezullohet mësimi në Qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Shkak është bërë tërmeti i fuqishëm që goditi vendin.
“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton se për të gjitha shkollat e Qarqeve Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të pezullohet mësimi ditën e sotme. Ndërkohë për shkollat e qarqeve të tjera, do të ketë një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e MAS.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka pasur dëme në godinat e shkollave në këto qare.