Pistoletë, sharrë e maskë! Kapet hajduti serial i Tiranës, pamjet e grabitjeve “të denja për film”

AKTUALITET


Fotoja e mëposhtme ishte e vetmja e dhënë për grabitësin e një dyqani në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ndodhur më 9 Shkurt.

Pas rreth dy muajsh, Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit të maskuar, përmes pamjeve filmike. Bëhet fjalë për 43 vjeçarin Afrim Dulaj i cili është vënë në pranga nga blutë. Ai dyshohet si autor edhe i një vjedhjeje të kryer te një argjendari në Rrugën e Dibrës pak ditë më parë.

Në video, ai shihet duke kërcënuar me një armë pistoletë punonjësin e dyqanit e më pas duke marrë disa aparate celularë. Ndërsa grabitja tjetër në argjendari ngjan si skenë filmash. Kamerat kanë kapur një sharrë dhe një shkop që kap disa bizhuteri.



Skip to toolbar