Policia e Tiranës ka vënë në pranga 18-vjeçarin F.H banues në Tiranë, pasi ka aksidentuar një të mitur.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bën të ditur se 18 vjeçari, drejtues i automjetit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.