Mbrëmjen e të dielës në zonën e Alliasit, një çift bashkëshortësh mbeti i plagosur rëndë. Dy persona u futën dhe grabitën banesën e bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze, ndërsa njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri duke lënë të plagosur çiftin.
Bashkëshortët Laze ndodheshin në banesë së bashku me vajzën e tyre, kur dy persona janë futur në shtëpi për të vjedhur. Hajdutët janë pikasur nga çifti Laze, ndërsa kanë qëlluar me armë.
Petrit Laze mori një pëlumb në pjesën e barkut dhe ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërsa Afërdita Laze u plagos në pjesën e këmbës, por pa rrezik për jetën.
Më pas grabitësit u larguan nga banesa së bashku me një shumë parash të vjedhura në shtëpinë e çiftit Laze. Familja Laze kishte ardhur nga Skrapari në vitet e para të demokracisë dhe jetonte në Tiranë.
Ata ushtronin një aktivitet biznes “Furrë Buke”. Sipas Balkanweb, një grabitësit dyshohet të jetë i afërm i çiftit Laze, pasi kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjet e tyre. Megjithatë, policia mori në pyetje vajzën 17-vjeçare të Petrit dhe Afërdita Laze, e cila ishte dëshmitare e gjithë ngjarjes.