Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, 13 korrik, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë.
Viktima është Bajame Ramazani, rreth 75 vjeçe. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara po tentonte të kalonte në këmbë trafikndarësen e autostradës për të kaluar në krahun tjetër të rrugës, kur është përplasur nga një automjet tip fuoristradë “Kia”.
Aksi Lushnjë–Rrogozhinë është një nga segmentet rrugore ku regjistrohen shpesh aksidente të tilla. Edhe pse në hyrje të fshatrave janë ndërtuar mbikalime për këmbësorët, shumë banorë zgjedhin të kalojnë autostradën në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar jetën e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
