Po ktheheshin në Kosovë për festat, sulmohen me bomba zhurmuese emigrantët në afërsi të Merdarës 

KOSOVA


Emigrantët që u detyruan të ktheheshin nga pika kufitare në Merdar, pasi është bllokuar gjatë mbrëmjes së të martës, kanë rrëfyer për ‘KOHËN’ se janë sulmuar me shok-bombë nga persona që qëndruan në barrikada.

“Kemi pas provokime, ku njëri prej serbëve që e ka bllokuar rrugën na ka gjuajtur me një shok-bombë në drejtim tonin”, ka thënë V.Z.


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që ky vendkalim kufitar të shmanget nga ata që udhëtojnë drejt Kosovës.




Skip to toolbar