Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) thotë se ka arrestuar një informatore ruse, e cila po përgatiste një sulm ajror në rajonin e Mykolaiv gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës.
E dyshuara po mblidhte informacione rreth vizitës së planifikuar, tha SBU. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej për vizitë në rajon në fund të korrikut.
Megjithatë, agjentët e SBU kishin marrë informacion në lidhje me aktivitetet e të dyshuares dhe kishin marrë masa shtesë sigurie. Në monitorimin e komunikimeve të gruas, SBU kishte konstatuar se ajo kishte për detyrë të identifikonte vendndodhjen e sistemeve të luftës elektronike dhe magazinat me municione të forcave të armatosura.
Sipas hetimeve, gruaja ishte një banore në Ochakov, në jug të Ukrainës, dhe një ish-shitëse në një dyqan ushtarak në territorin e një prej reparteve ushtarake të rajonit.about:blank
Ajo dyshohet se udhëtoi në Mykolaiv dhe filmoi vendndodhjet e objekteve ukrainase. Emri i gruas nuk është bërë i ditur.