Po pushonte me familjen, 27-vjeçari që u mbyt në Tale ishte nën-toger

AKTUALITET


Pushimet në Tale të Lezhës kanë rezultuar fatale për nën-togerin Pavlin Rrasa i cili u mbyt ditën e djeshme në det.

Për lajmin e hidhur ka reaguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili shprehet i hidhëruar për ndarjen e tij nga jeta. Peleshi shkruan se ai ndërroi jetë pasi pësoi një arrest kardiak ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të tij në raparin Ushtarak 1010.

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.



Skip to toolbar