SHBA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve me Diasporën. Këtë herë, shefi i qeverisë ka zgjedhur të takohet me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, ndërsa salla e takimit në New York është mbushur me qytetarë shqiptarë.
Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor është vendosur për herë të parë, që shqiptarët, të cilët jetojnë jashtë vendit do kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.