“Po thërriste për ndihmë”, sipermarresja tregon momentet e fundit të shqiptares që u vra në Athinë

AKTUALITET


Momentet e fundit dramatike që 40-vjeçarja shqiptare ka jetuar në Menidi para se të vritej me thikë, i ka përshkruar një biznesmene e zonës, e cila lajmin tragjik e mësoi nga një klient i saj.

Siç tregon biznesmenja, e cila në atë moment ndodhej në dyqanin e saj, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

Në mëngjes vij në orën 5:10, pi kafen dhe hyn një klient dhe më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’.

Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, tregon biznesmenia.

40-vjeçarja shqiptare  u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes.

Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Mediet greke zbuluan se çifti ishin në proces divorci dhe 40-vjeçarja më herët e kishte denoncuar për dhunë në familje.

Policia greke vijon punën për kapjen e autorit.



Skip to toolbar