Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Madhe në zonën e Astirit, deri në përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve.
“Ky devijim bëhet për të shmangur rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks, ku po punohet me mjete të rënda.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve, për vështirësitë që mund të hasin gjatë këtij bllokimi të përkohshëm”, njofton policia.
IKMT vazhdon shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Astirit ndërkohë që vijojnë përplasjet e banorëve me policinë.