Policia Rrugore i merr “Benzin” 100 mijë euro Trejsi Sejdinit

AKTUALITET


Një nga makinat lukzose nga ato të konfiskuara që do t’i shtohet Policisë së Shtetit është i përkiste ish-missit shqiptar, Trejsi Sejdini.

Bëhët fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.

Ky automjet i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por që askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë. Makina në fjalë, sipas burimeve, do t’i shtohet Policisë Rrugore.

Ky automjet me vlerë të konsiderueshme është sekuestruar në shtator të vitit 2019, për të cilën sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”, Trejsi Sejdini.
Kjo e fundit thotë se këtë automjet e kishte marrë dhuratë për ditëlindje.



Skip to toolbar