Policia shkon për ta arrestuar, ish-nënkomisari i Fierit hidhet nga kati i dytë

AKTUALITET


Festim Lelaj ka tentuar të dhurojë një skenë si nëpër filma teksa ishte në shënjestër nga Policia për t’u arrestuar si pjesë e operacionit ndërkombëtar ”Shpirti”.

Policia i rrethoi pallatin ku banonte në Vlorë, por ai është hedhur nga kati i dytë për të shpëtuar, konfirmojnë burime nga Policia Kriminale. Në fund ai pësoi dëmtime dhe u arrestua. Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit ka qenë që në 2017 i skeduar për trafikun e 2.5 ton drogë nga Durrësi në Ankona.

Featured image of article: Operacioni ‘Shpirti’/ Policia shkon për ta arrestuar, ish-nënkomisari i Fierit hidhet nga kati i dytë i banesës, lëndohet në këmbë


Skip to toolbar