Presidenca refuzon sërish komisionin e ligjeve, mazhoranca i rrëzon dekretin

Më të fundit


Presidenca ka refuzuar për herë të dytë komisionin e ligjeve, pasi Presidenti Meta nuk pranoi që të dëgjohej për dekretin e anulimit të 30 qershorit. Këtë herë, Presidenca nuk ka pranuar të paraqitet në komision për të dhënë sqarime mbi mosdekretimin e ligjit “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, ndërsa komisioni i ligjeve ka vendosur ta rrëzojë dekretin për kthimin mbrapsht të këtij ligji. Pas rrëzimit të dekretit, Presidenca ka reaguar duke bërë publike arsyet se pse kreu i shtetit vendosi të mos dekretojë ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”. Në një përmbledhje të arsyeve të kthimit të Ligjit, Presidenca konstaton se disa nene të tij,  nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi; shkaqe këto të cilat mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë, apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike, si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike.

Bazuar në këto konstatime, Presidenti i Republikës, vlerëson se është momenti që këto dispozita të rishikohen edhe një herë nga Kuvendi me qëllim qartësimin e përmirësimin e tyre.

Megjithatë, Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës që ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.



Skip to toolbar