Moisiu “kthehet” President (atë që s’bëri Meta): Propozon pakt për krizën

AKTUALITET


Ish-presidenti Alfred Moisiu përmes një deklarate për mediat ka shpalosur një Pakt Kombëtar me pika që sipas tij do t’i japë zgjidhje krizës politike në vend dhe qëllim kryesor ka integrimin e vendit në BE.

Moisiu propozon ndryshime në Kushtetutë, anulimin ose korrigjimin e ndryshimeve të miratuara në vitin 2008, të cilat sipas tij sollën prishje të ekuilibrave politikë. Ish presidenti gjithashtu propozon edhe ndryshime në sistemin zgjedhor si dhe ashpërsim të dënimeve për personat që kryejnë trafik votash.


“Do të kërkoja nga palët politike një pakt kombëtar për integrimin. Kriza politike po cenon imazhin e Shqipërisë.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 sollën pasojat negative në sistemin tonë përfaqësues ndaj duhet korrigjimi i tyre. Partitë të shmangin retorikën përçarëse.

Institucioneve që garantojnë kushtetueshmërinë t’u jepen më tepër kompetenca” – tha ish-presidenti, i cili apeloi për ulje të retorikës së ashpër politike dhe dialog me palëve.

Propozimi i ish presidentit Mosiu për një Pakt Kombëtar vjen në mungesë të një nisme të tillë nga presidenti aktual, Ilir Meta, i cili nuk ndërmorri asnjë iniciativë për të ulur palët në një tryezë dialogu para se kriza të agravohej.

Kujtojmë se Moisiu gjatë kohës kur drejtonte presidencës krijoi Këshillin e të Urtëve me të cilin konsultohej për vendime të rëndësishme, gjë të cilën Meta nuk e ka bërë.

7 propozimet e Alfred Moisiut

1. Mbrojtjen e integritetit të institucionit të zgjedhjeve.

2. Pranimin e faktit se ndryshimet kushtetuese të 2008 prishën ekuilibrat e sollën pasoja negative për vendin

3. Ndryshimin e procesit zgjedhor, dhe zgjedhjen e Presidentin nga populli

4. Forcimin e kompetencave që garantojnë kushtetutshmëri duke hequr dore nga pritshmëria që krizat të zgjidhen me ndërhyrje nga jashtë

5. Në funksion të rritjes së besimit te procesi zgjedhor forcat politike të rikthehen në dialog institucional:

a- Garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

b- KQZ e organet vartëse të respektojnë kërkesën ligjore, numëruesit

të mos jenë përfaqësues apo militant për të shmangur çdo përplasje

c- Të hetohen individët e përfshirë në trakun e votës e të forcohet ligji

d- Rregulla strikte për financimin e partive

e- Të forcohen masat ndëshkimore për standardet etike të sjelljes në Kuvend

6. Kuvendi e shoqëria civile të zgjedhin një Komision të Posaçëm për ndryshime përkatëse kushtetuese e ligjore.

7. Pakt kombëtar ku të përcaktohet niveli kur do të lejohen ndryshime në administratë në rast ndryshimesh të pushtetit.




Skip to toolbar