Presidenti i Italisë vizitë zyrtare dy-ditore në Shqipëri

AKTUALITET


Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të zhvillojë vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri në datat 7 dhe 8 Shtator.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti Bajram Begaj, i cili do të presë homologun e tij italian.


Presidenti i Italisë do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.




Skip to toolbar