Kryebashkiaku i Novi Sadit, Milosh Vuçeviç, i cili njihet si rivali më i fortë politik i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka depozituar një kallëzim penal ndaj tij, duke e akuzuar atë për prodhim dhe trafik droge.
Çdo gjë u zbulua pas gjetjes së një sasie marijuane në një fermë në vend, e cila sapo ishte vizituar nga disa përfaqësues të qeverisë. Sipas opozitës serbe, pas arrestimit pronari i saj i telefonoi vëllait të presidentit Vuçiç.
Kryebashkiaku i Novi Sadit, Milosh Vucevic deklaroi publikisht se kishte denoncuar personalisht Aleksandër dhe Andrei Vuçiç. Sipas tij vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e marihuanës në një fermë në Jovanicë.
Ai theksoi se ky është një lajm ndaj të cilit askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.
“Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të ndodhë sa më shpejt,” përfundoi ai.
Presidenti i Serbisë nga ana e tij i ka mohuar këto akuza, ndërsa kallëzimin ndaj tij e mirëpriti duke thënë se më në fund do të zbulohet se kush gënjen.