Pritja e fundit për Berishën? Avokatët mbërrijnë në GJKKO, kërkohet sërish përjashtimi i Gjokës

AKTUALITET


Këtë të shtunë, në orën 12:00, pritet të mbahet seanca e radhës për masën e arrestit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Në GJKKO ka mbërritur tashmë avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Avokatët e Berishës kanë dorëzuar nëpërmjet postës kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët pretendojnë se kanë dorëzuar kërkesën mesditën e së premtes në 15:30, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kërkesa do të merret parasysh nga gjyqtarja Gjoka

Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizim nga Kuvendi për masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje që ai nuk e respektoi, në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Ish kryeminstri, Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh./



Skip to toolbar