Berisha në arrest… më në fund/ Foltorja mbetet pa lider. Berisha i izoluar nga komunikimi

AKTUALITET


GJKKO izolon Sali Berishën. Gjyqtarja Irena Gjoka shpalli sot vendimin, duke pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish kryministrin.

Nga sot Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë. Ishte gjyqtarja Irena Gjoka që shpalli vendimin e GJKKO këtë të shtunë, edhe pse më herët avokatët mbrojtës të ish kryeministrit thanë se kanë dorëzuar përmes postës, kërkesën për përjashtimin e saj.


Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizim nga Kuvendi për të ngritur masën e arrestit ndaj-ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje, që ai nuk e respektoi në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Ish kryeminstri Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.




Skip to toolbar