Policia e Shkodrës sekuestroi një sasi të
konsiderueshme produktesh ushqimore në kuadër të aksionit “Fermentimi”. Sipas një
njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, mësohet se në lagjen “Skënderbeg” të
Shkodrës, në punishten në pronësi të shtetasit me inicialet G.B., 61 vjeç, janë
konstatuar produkte ushqimore të prodhuara në kundërshtim me ligjin.
Në fakt, kjo punishte ushtronte aktivitetin në
mënyrë të kundraligjshme, pasi ishte ndaluar prodhimi i artikujve ushqimorë që
prej 28 marsit të vitit 2018. Ndërkohë shtetasi me inicialet G.B., 61 vjeç,
pronari i punishtes është shpallur në kërkim.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”