Edi Reja është zyrtarisht trajner i ri i ekipit tonë kombëtar, që merr postin e lënë vakant nga Christian Panucci, i cili u shkarkua nga detyra më 23 mars të këtij vitit pas humbjes së ndeshjes zyrtare me Turqinë.
Ndonëse 73-vjeç, Edi Reja ka treguar se është energjik dhe ka dëshirë të provojë një tjetër eksperiencë si trajner, ku për herë të parë do të drejtojë në nivel ekipesh përfaqësues. Eksperienca e tij e madhe është akumuluar ndër vite, pasi ka drejtuar shumë klube të njohura në Itali, me të cilat ka pasur sukses. Po kush është Edi Reja?
Jeta dhe karriera si lojtar!
Emri i tij është Edoardo Reja (Edy shkurt), i lindur më 10 tetor 1945 në Lucinico, një rajon i vogël afër kufirit italo-slloven. Karrierën si futbollist e ka nisur me të rinjtë e skuadrës së Spal në vitin 1963, ndërsa dy vite më pas është bashkuar dhe ekipin e parë të Spal që shkonte në Serinë A.
Pas vitit 1968 ai bashkohet me skuadrën e Palermos, ku aktivizohet për 5 vite si mesfushor duke luajtur në total 12 ndeshje, ndërsa dy vitet e fundit të karrierës, Reja do të luante me skuadrën e Alessandrias.
Karriera si trajner në nivele amatore!
Në vitin 1979 ai nis punë zyrtarisht si trajner, duke drejtuar fillimisht ekipin e Molinella në Serinë D, ndërsa më pas do të drejtojë ekipe të ndryshme në kategoritë e ulta të futbollit italian deri në vitin 1989.
Në këtë vit ai përzgjidhet si trajner i Pescaras në Serinë B, ndërsa dhjetë vite pasi drejton klube të ndryshme në Serinë B, ai do të debutonte, më 1998, si trajner edhe në Serinë A me skaudrën e Viçenzas.
Debutimi si trajner në Serinë A!
Më pas karriera e Edi Rejas vjen në ngritje, pasi në shekullin e XXI ai bëhet trajner i disa klubeve të rëndësishme të Serisë A në Itali, ku përfshihen emra si Genoa, Catania, Cagliari dhe Napoli, klub të cilin e drejton për katë vite radhazi deri në vitin 2009, kur largohet dhe merr drejtimin e Hajduk Splitit në Kroaci.
Më pas do të rikthej përsëeri në Itali ku drejton Lazion për dy sezone, dhe më pas Atalantën në sezonin 2015-2016, ku mbyll karrierën si trajner dhe i futet botës së vëzhgimit dhe përzgjedhjes së lojtarëve.
Shqipëria do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner në nivel kombëtaresh, ku ashtu siç u shpreh ai, nuk ka ardhur me objektiva të bujshme, por për të bërë mirë dhe për të krijuar një filozofi loje, gjë e cila mungoi gjatë drejtimit të Kombëtares nga Christian Panucci.
Informacione personale!
Edi Reja është martuar me gruan e tij Livia në vitin 1969, të cilën e njohu gjatë kohës që luante me Spal në Ferrara, kur luante së bashku me Fabio Capelon, që është një nga miqtë e tij më të mirë gjatë jetës.