Programi politik i LSI, Monika Kryemadhi: Kemi 2 vite e gjysmë që e diskutojmë.

AKTUALITET


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka dhënë detaje mbi realizimin e programit politik të partisë së saj me të cilën do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi thotë se LSI ka punuar për këtë program 2 vite e gjysmë, e ka testuar, dhe është shumë i thjeshtë edhe për qytetarët.


Ajo madje garanton se nëse ka vullnet politik, programi i LSI është i mundshëm për t’u realizuar jo vetëm në 5 muaj, por brenda 5 ditëve.

DEBATI NË REAL STORY

SOKOL BALLA: Ju jeni një hap para nga partnerët tuaj politikë. A jeni ju në kohën e duhur apo janë ata me vonesë… Ne kemi doza skepticizmi ndaj LSI-së, por detyrat e shtëpisë i bën, prezanton programin, garon me listën e vet…

MONIKA KRYEMADHI: Nëse Monika si kryetare e LSI-së do të jetë e qartë, pastër dhe e kthejllët në prezantimin e 5 prioriteteve kryesore të LSI-së, të cilat janë të mundshme, të realizohen jo në 5 muaj, por në 5 ditë mjafton të jetë vullneti politik. Jam e bindur që qytetarë do të jenë shumë komodë për të shprehur qëndrimin e tyre politik në realizimin e këtyre gjërave. Unë mendoj se çdo parti është e detyruar të bëjë detyrat e shtëpisë, që nuk kanë të bëjnë veç me hartime programi, por është respekt për veten tonë dhe kryesorja është detyra për të thënë ato për të cilat angazhohet. Shqiptarët janë mësuar rëndom të shikojnë premtime, demagogji, slogane madhore, por në shtëpinë e tyre e kanë pasur të pamundur injektimin e tyre.




Skip to toolbar