Gjatë fjalës së tij në seancën e së enjtes, kryeministri Rama është ndërprerë nga deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi. Sigurisht që kryeministri shfrytëzoi rastin për të bërë disa batuta.
“S’e kam zërin e sallës dhe kam nderin që të ndërpritem nga Kujtim Gjuzi i parë. Respekto edukatën monarkike që është shprehja e parë e respektimit të njeriut për njeriun. Progres i madh është bërë. Nga Flamuri i pashoq tek Gjuzi i parë. Janë ndërprerje që i japin tharm ndërveprimit njerëzor në parlament, ndryshe nga ndërprerjet të shkopit pa flamur”, tha Rama.