Hajdari replika me Ramën, por kryeministri i jep leksion gjuhe: Retorika është art

AKTUALITET


Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në Kuvend duke i kërkuar të mos bëjë replikë dhe të mos i shesë dështimet për arritje.

“Jemi në një situatë ku shëndetësia nuk i jep integritetin e duhur doktorit. Ju flisni për rrugë zoti kryeministër, por nuk keni bërë asnjë rrugë. Ajo që keni bërë është se keni vënë traun. Për çfarë suksesi flisni ju sot? Flisni për integrimin e Shqipërisë, por e kuptoni që ka akoma fshatra në Shqipëri që duan, bukë, ujë dhe infrastrukturë. Mjaft bëtë retorikë”, u shpreh deputetja.


Në përgjigje të saj, kryeministri Rama i shpjegoi Hajdarit ndryshimin mes retorikës dhe demagogjisë.

“Politika në këtë vend është larg së qeni arti i të marrjes vesh mes njerëzish.  Nuk është fjalë e keqe retorika. Retorika është art më vete. Demagogjia është fjalë e keq. Padiskutim që shëndetësia ka plot plagë akoma, nuk diskutohet. Por nëse ju me thoni se para 5 vjetësh e gjysmë shëndetësia ishte më mirë se sot, kur ekranet e lajmeve ishin të mbushura me njerëz me receta që kapeshin pas dyerve të spitalit që thonin se s’kishte as aspirina; këtu s’ndajmë të njëjtin mendim. Shëndetësia falas nuk bëhet sa hap e mbyll sytë”, tha Rama.




Skip to toolbar