Projekti i Veliajt për shkollat vlerësohet në Sarajeve

Më të fundit


Projekti i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 17 shkollave të reja ka marrë vlerësimet më të mira në Samitin e kryetarëve të Kryeqyteteve të Europës Juglindore që u zhvillua në Sarajevë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky samit është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë prej modeleve dhe eksperiencave të suksesshme nga njëri-tjetri si dhe ndihej mjaft i lumtur që projekti i 17 shkollave u vlerësuar si shumë i mirë.


Gjatë deklaratës për mediat Veliaj u shpreh se shkollat e reja do të zgjidhnin njëherë e mirë mësimin me dy turne dhe se tashmë ato nuk do i shërbenim vetëm nxënësve, por edhe komunitetit.

“Jam shumë i lumtur që projekti që u vlerësua në Forumin e Samitit të kryeqyteteve ishte ai i 17 shkollave të reja. 17 shkolla që janë jo vetëm epiqendra të dijes, por edhe të jetës komunitare, duke filluar nga shkolla e parë në Kodër-Kamëz, ku bashkia tashmë e ka shpronësuar privatin, për t’i dhënë komunitetit prej 30 mijë banorësh një shkollë pas 30 vitesh… Ndamë propozimet tona që shkollat të konceptohen si qendra komunitare, të hapura 24 orë, me hapësira të bollshme për sport, për takime nga prindërit apo nga anëtarët e tjerë të komunitetit. Kjo është sot filozofia e re; shkolla nuk është një vend parkimi 6 orësh për fëmijët, por edhe një hapësirë për gjithë komunitetin” – tha Veliaj.




Skip to toolbar