Projektligji për bastet online/ Komisioni i ekonomisë dëgjon grupet e interesit

AKTUALITET


Komisioni i ekonomisë ka dëgjuar argumentat e grupeve të interesit për rikthimin e basteve online.Ndërsa vlerësuan disa element të draftit ata kishin edhe disa pretendime .Ish-kreu i shoqatës së basteve theksoi se duhet që të lejohet edhe përdorimi i CASH dhe të mos përjashtohen kompanitë shqiptare.

Por kreu i komisionit të ekonomisë theksoi se qeveria synon formalizimin e tregut dhe lejimi i CASH mund të krijoj hapësira për abuzim

Ndërkohë në komisonin e veprimtarive zv.ministrja Vasilika Vjero theksoi se  synojnë që të forcojnë kritere për të gjithë lojatrët të cilët duhet të regjistrohen me ID  dhe pagesën mund ta bëjnë vetëm nëpërmjet institucioneve zyrtare

Buxheti i shtetit  vlerësohet të arkëtojë rreth 2 miliarde lekë nga rikthimi i basteve online. Keto para do të përdoren për të nxitur sportin dhe teknologjinë.



Skip to toolbar