Propozimi i Zelenskyt: Të organizojmë një forum për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit

AKTUALITET


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar gjatë fjalës hapëse në samitin për Ukrainën në Tiranë që të krijohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes vendit të tij dhe Ballkanit.

Zelensky u shpreh se Ukraina dhe vendet e Ballkanit meritojnë të jenë pjesë e komunitetit evropian dhe atij euroatlantik.


“Ne besojmë se respekti për çdo komb dhe e drejta për të pasur siguri duhet të jenë parime universale. Të gjitha këto përmes bashkëpunimit tonë. Ne besojmë se çdo shtet në BE që ruan parimet e komunitetit evropian dhe dëshiron të bëhet anëtar i komuniteteve meriton anëtarësimin e plotë. Ukraina mbështet përpjekjet tuaja për integrimin evropian dhe u jemi mirënjohës për mbështetjen që na jepni neve për integrimin evropian. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komuniteteve evropiane dhe euroatlantike.

Gjatë kësaj lufte ne kemi vërtetuar se është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket si një nga më të fortët në botë. Çdo komb mund t’ia dalë përmes bashkëpunimit mes vendeve. Ne propozojmë që këto përpjekje tonat të gërshetohen dhe të fuqizohen. Jemi krenarë që kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë, por kjo nuk mjafton të fitojmë mbi Putinin. Ne shohim probleme në ofertën sa i përket municioneve, ndaj jemi të interesuar në bashkëprodhimi ne municioneve me ju. Ekipi ynë do të prezantojë detajet dhe propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit”, u shpreh ai.




Skip to toolbar