“Protesta ka tipologji të ndryshme njerëzish”/ Lami: Asnjë s’e ka marrë drejtimin e saj, lë vend për ndërhyrje

Më të fundit


Pedagogu Roland Lami thotë se protesta është bërë interesante, pasi në të marrin pjesë tipologji të ndryshme njerëzish.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se PD dhe partitë e vogla, janë ineksiztente dhe nuk e rrëzojnë dot qeverinë.

Lami shtoi se fakti që asnjë nuk ka dalë për të marrë drejtimin e protestës, lë hapësirë për ndërhyrje.

“Ajo që kemi diskutuar, na bënte përshtypje në të dhënat e sondazhit, aludohej herë pas here se televizioni ABC News po bënte diversion ndaj PD me këto të dhëna, duke krijuar një të dhënë fake, ajo që lidhej me të pavendosurit.  Të dhënat që jep sondazhi, nuk vë në lëvizje PD, as partitë e vogla. Ata sot janë inekzistentë në kuptimin e forcës dhe fuqisë për të rrëzuar qeverinë. Protesta na dha këtë gjë, duke na dhënë këtë tipologji njerëzish, e bënte interesante këtë lëvizje. Kjo protestë ka rrënuar establishmetin politik, nga pikëpamja e asaj që nuk çfarë ndodhte më dhe gjithçka ishte e parashikuar.

Si korrelon cilësia niveli i organizatorëve, me ata që janë pjesëmarrës në protestë. Te organizatorët fakti që nuk e ka marrë kush përsipër, lë hapësirë ku interefohen rryma dhe nivele. Shfaqen arkivole, dhunë sporadike, gjuhë përjashtuese, populizëm gati asgjesues të kundërshtarit. Kjo e bën jo komod prezencën e atyre që janë aty. Fakti që protesata nuk ka nxjerrë drejtues, aty kush nuk mund të ndërhyjë”, theksoi ai.



Skip to toolbar