Provuan Benzin e sapoblerë, mjegulla i merr jetën dy kushërinjve

AKTUALITET


Janë përcjellë për në banesën e fundit dy kushërinjtë nga Lushnja, Jorges dhe Alteo Shabanaj të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të së hënës në mbrëmje në autostradën Fier –Lushnje në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës.

Tre të rinjtë Jorges Shabanaj, Alban Doksani dhe Alteo Shabanaj po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Lushnjës me mjetin tip Benz që e kishin blerë një ditë më parë, kur në vendin e quajtur rotondo e Kolonjës në aksin Lushnjë – Fier, mjeti me të cilën po udhëtonin është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe me pas ka fluturuar për 30 metra duke u përplasur me disa pemë.


Personi i parë që ka ndërruar jetë pas aksidentit ka qenë Jorges Shabanaj, ndërsa kushëriri i tij Alteo Shabani vdiq rrugës për në Tiranë.

Ndërkohë, në spital, në gjendje të rëndë për jetën ndodhet 16-vjeçari Alban Doksani.

Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e lëvizjes por edhe mjegulla e dendur që ka bërë të pamundur që të rinjtë të shihnin rrethrrotullimin që kishin përpara.




Skip to toolbar