PS i beson drejtimin e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomit

POLITIKË


Socialistët janë shprehur në një mendje në lidhje me emrin që do të zëvendësojë Arben Ahmetaj në krye të Komisionit të Ekonomisë, pas emërimit të tij si ministër i Rindërtimit.

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, e zhvilluar para nisjes së seancës së Kuvendit për sesionin e ri parlamentar 2020, është propozuar emri i deputetes Milva Ekonomi si kryetare e Komisionit të Ekonomisë. Propozimi me emrin e Milva Ekonomit pritet të votohet në seancën e Kuvendit.

Gjithashtu në mbledhjen e PS-së është diskutuar edhe në lidhje me kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ku Grupi Parlamentar Socialist pritet të mbështesë kandidaturën e Artut Metanit, i cili është renditur i pari në listën e propozuar prej 5 kandidatësh nga KED.  



Skip to toolbar