“PS ka ndryshuar”, Erion Braçe: Partitë kanë cikle. Rama, kritika qeverisë dhe vetes së tij

Më të fundit


Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se kjo forcë politike ka ndryshuar dhe se nuk është më ajo e 33 viteve më parë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Braçe u shpreh se partitë në përgjithësi, kanë ciklet e tyre.


“Kjo nuk është populiste, as elektorale. Partia Socialiste nuk është ajo e vitit 1991 dhe nuk duhet të ishte, kanë kaluar 33 vite, kemi ndryshuar. Detyrimisht që duhet ë ndryshonim. Partitë kanë cikle. Vijnë në një pikë kur udhet të ndryshojë medoemos. Në 1996 duhet të ndryshonim, e kuptoi Fatos Nano në burg. Nuk po përfaqësonim interesat e njerëzve. Në 2001, 2002, duhet të ndryshonim. Ajo që bëri Fatos Nano ishte element për të ndryshuar. Në 2005 kishte ardhur koha për të ndryshuar. Atje brenda ka zëra të tjerë përtej Braçes, ka zëra që ngrejnë çështje të ndryshme siç ka një kryeministër, që është shumë kritik ndaj anëtarëve të qeverisë dhe vetes së tij. Janë mbledhje ku nuk flas, ka kritika më të rënda se ato që kalkuloj unë. Sa kohë kam hapësirën time, jam dakord. Le të konkurrojë kjo ideja ime brenda partisë me një ide liberale.u




Skip to toolbar