Vota e diasporës/ Braçe: Jam dakord me propozimin e Celibashit, por jo me PD, zgjedhjet e 2025 nuk duhet të kontestohen

Më të fundit


Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar në emisionin “Real Story” se është dakord me propozimin e Ilirjan Celibashit për votat e diasporës, por me disa përmirësime. Mirëpo, nuk është dakord me Partinë Demokratike, pasi nuk do që të ketë arsye që zgjedhjet e vitit 2025 të kontestohen.

“Unë nuk kam asnjë arsye për të kundërshtuar të drejtën e votës, sepse ata e kanë, biletat 10-12 bëjnë dhe mund të votojnë. Por zonja Bakojani tha ne mund ti përdorim ata politikisht shumë më tepër se ç’mund t’i përdori Edi Rama. Kështu tha zonja Bakojani në një akt të turpshëm për një grua. Po patjetër, ne duhet të garantojmë votën në distancë, por duhen 3 të pestat e votave të Kuvendit të Shqipërisë. Nganjëherë më thonë që kur doni ju i gjeni, kur i kemi gjetur ne nuk kanë dhënë llaf pa thënë për ne. problemi është që ne do ecim përpara. Unë jam i bindur që ne duhet të shkojmë përpara, me votën në distancë të çdo shqiptari.


Është një propozim që unë e pëlqej. Unë jam shumë dakord që ta votojë që nesër, por kërkojë sqarime për çështje sqarime që nesër të mos kontenstohen zgjedhjet. Tani midis variantit që ka propozuar Celibashi dhe variantit hajde bëjmë një tender, gjejmë një kompani postare që do merret me këtë punë, që propozon PD, unë jam me variantin që propozon Celibashi, por me disa përmirësime. Me qëllim që zgjedhjet e vitit 2025 mos të kenë arsye të kontestohen”.




Skip to toolbar