PS shton akuzat ndaj Metës, por shtyn vendimin me 4 muaj

#NËRADAR


Komisioni Hetimor për shkeljet e Kushtetutës nga Ilir Meta u mblodh të premten për të miratuar shtyrjen e afateve të punës së tij dhe me 4 muaj të tjerë, pasi në veprimet e këtij komisioni u përfshi dhe hetimi për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Relatorja e kërkesës, Klotilda Bushka propozoi që për rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit anëtare të Gjykatës Kusthetuese nga Ilir Meta, të thirret për dëshmi në Komision kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjithashtu, ajo propozoi që Kuvendi ti drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion në lidhje me emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese, dhe refuzimin e Presidentit për të zhvilluar betimin e Arta Vorpsit si anëtare të kësaj gjykate. Por, deputetët e opozitës në Komision u shprehën kundër kërkesës për shtyrjen e afateve të veprimtarisë së komisionit dhe përfshirjen e hetimit të Ilir Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. “Të mbarojmë fillimisht për atë çfarë u mblodhëm. Më pas përfundojmë, dhe vijojmë me shtesat.”- tha Zeneli.

Halit Valteri gjithashtu deklaroi; “Nuk mund të merremi se çfarë bën sot Meta apo çfarë do bëjë Meta. Nuk bëhet kjo punë shto ujë e shto miell. Jemi kundra shtimit të objekteve të hetimit për Presidentit në këtë Komision.”, tha Valteri. Megjithatë, pavarësisht kundërshtive deputetët e opozitës në Kuvend miratuan kërkesën për zgjerimin e hetimeve për Ilir Metën si dhe kërkesën për t`ju drejtuar Komisionit të Venecias për opinion në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.



Skip to toolbar