Kapet me pistoletë në Bllok, në pranga Presidenti i Turbinës

AKTUALITET


Policia ka arrestuar presidentin e ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjoka 45-vjeç me origjinë nga Vlora. Ai është vënë në pranga për shkak se mbante pa leje armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe me fishekë.

Operacioni sipas policisë u bë pas informacioneve nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri. Pas lokalizimit, ai u prangos në rrugën “Medar Shtylla” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Më pas nga verifikimet rezultoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim për llogari të policisë së Vlorës për mashtrim.


Tashmë Gjoka do të përballet me drejtësinë me akuzën e armëmbajtjes pa leje duke rrezikuar 7-15 vite burg, por edhe mashtrimit. Armëmbajtja pa leje në Kodin e ri Penal dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burg.




Skip to toolbar