Nga Ilir Demalia
Disa pyetje ngritur pas një shkrimi të Andi Bushatit “Pse Basha po nxit dhunë” i cili është ndër pasunarët e medias së korruptuar dhe gjobvënëse me “Lapsi.al” sëbashku me “Bozhuren” Armand Shkullaku, me parat e Samirit dhe Çetit dhe pronat si shpërblim për shërbimet.
Foltorja Berishës, pretendon se po kryen një lëvizje konservatore dhe të çlirimit të PD nga kapja e të majtës sorriste të Edi Ramë?!!
Si spjegohet që Berisha, sot, po mbështetet pikërisht nga ata që e kanë rrëzuar me armë me “revolucionin demokratik” të 1997, pra të majtët komunistë apo bolshevikët e demokracisë si i quante Berisha në atë kohë?…
Si spjegohet që Berisha, mbështetet nga ata që janë të deklaruar si ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe kanë mbajtur median Berishiane të “djathtës” komuniste berishiane prej vitesh?..
Si sjegohet që Berisha, mbështetet pikërisht, nga ata, që kanë bashkëpunuar me Berishën në pushtet dhe media dhe media te SHIK-ut dhe SHIKU medias, që kanë abuzuar në mënyre te llahtarshme me krrupsionin në pozicionet administrative që kanë pasur dhe me trafikun mediatik të pushtetit kriminal te Berishës?…
Si spjegohet kjo pafytyrsi që pjellën e Berishës, Lulzim Bashën, që i rrinin si mur mbrojtje i blinduar dhe po të kishin mundësi të vrisnin për Lulin, sot, duan të vrasin për Berishën pse je kundra Lul-Berishës?…
Si psjegohet që Berisha, mbështetet pikerisht nga ish njerëzit e nomenklaturës së regjimit komunist me funksione të larta dhe mediatike?…
Amund të besohet ky llum korruptiv kriminal mediatiko-politik se e ka këte për demokracinë dhe instalimin e shtetit të së drejtës?…