Daniela Shkira jep dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

AKTUALITET


Daniela Shkira, është gjyqtarja e tretë në radhë që jep dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Shkira është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja. Vlen të theksohet, se më herët kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi. Aktualisht, trupa gjykuese ndaj çështjes “Tahiri”, përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.


Asnjëri prej tyre nuk është gjyqtar ne apelin e Posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë seanca për Tahirin e Çelën pritet të mbahet nesër (datë 05.01.2022) në orën 10:00.




Skip to toolbar