Pse prokurorët kërkojnë dënime të rënda? Ministri Manja: Prokurori është palë në proces penal, garanti është gjykata

Më të fundit


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se prokurorët janë palë në një proces penal, ndërsa garanti është gjykata.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Manja u shpreh se masa e sigurisë “arrest me burg”, është një masë ekstreme dhe sipas tij, do duhet që të jetë e mirë arsyetuar nga gjykata.

“Sistemi, ligji ynë penal i ka zgjidhur të gjitha situatat. Në të gjitha manualet, trajnimet, orientohen drejt aplikimit të masave alternative të paraburgimit. Prokurori është palë në një proces penal, garanti është gjykata. Gjykata e ka për detyrë të garantojë garancitë proceduriale të procesit penal. Prokurori është palë, mund të kërkojë “arrest me burg”, por gjykata do duhet të arsyetojë shumë qartë arsyet e sigurimit. Unë besoj se edhe pse sistemi ka ato vakancat që ka, këtu nuk po flasim për çështje që ende presin të gjykohen, 48 mijë çështje regjistron sistemi ynë i prokurorisë, afërisht në një vit. Shumë prej këtyre çështjeve, garanti, gjykata do duhet t’i shohë në frymën e garancive që ofron kushtetuta dhe kodi i procedurës penale. Masa e sigurimit “arrest me burg” është masë ekstreme, do duhet të jetë e mirë arsyetuar nga gjykata. Po flasim për vepra penale që dënohen maksimumi deri në 5 vjet”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar